Flash

Goditet banda e drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë (VIDEO)

Lapsi.al 1 February 2022
Goditet banda e drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe

17 persona janë arrestuar në Itali si pjesë e një bande kriminale që kishte në përbërje shqiptarë, afrikanë, italianë dhe holandezë. Pesë prej tyre janë lënë në arrest shtëpie. Mediat italiane bejne me dije se grupi trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë duke e fshehur në makina të modifikuara posaçërisht.

Grupi kishte baza në Bergamo, Trescore, Balenario dhe Montello. 24 kg kokainë janë sekuestruar, 300 mijë euro cash dhe një armë. Në operacion morën pjesë rreth 100 policë.

https://youtu.be/gm_pwaHYDi4

Historia

12 persona (një prej të cilëve i gjurmuar në Holandë) u transferuan në burg dhe pesë të tjerë iu nënshtruan detyrimit të vendbanimit, siç urdhëroi gjyqtari hetues i Gjykatës së Bergamos. Operacioni i quajtur “Fontanella 2019” kishte nisur në shkurt 2019. Bazat operacionale të trafikut të kokainës ndodheshin në zonën e Bergamos dhe në provincën e Monzas dhe Brianzas. Droga ka mbërritur në Itali nëpërmjet korrierëve. Gjatë hetimeve u sekuestruan 24 kilogramë kokainë, e cila do të jepte deri në dy milionë me pakicë, por edhe një armë dhe para të gatshme për 300 mijë euro. Sot janë sekuestruar edhe 33 kilogramë hashash dhe 4.5 kilogramë kokainë, si dhe para të gatshme me origjinë të paligjshme për mbi 60 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI