Flash

Operacione në Lezhë, arrestohen tre persona dhe sekuestron 50 kg lëndë narkotike

Lapsi.al 29 January 2022
Operacione në Lezhë, arrestohen tre persona dhe sekuestron 50 kg

Dy operacione të finalizuar me sukses nga policia e Lezhës çuan në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 50 kg lëndë narkotike.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se brenda 12 orëve në opeacionin policor të koduar “Munella”, ranë në pranga dy persona dhe u sekustruan 31 kg e 600 gramë lëndë narkotike. Kurse në operacionin e koduar “Kaçinari”, u vu në pranga një 36-vjeçar, ndërsa u procedua në gjëndje të lirë i ati, si dhe iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në pranga ranë shtetasit V .Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI