Flash

E moshuara vdiq pa drita nga i ftohti/ Rama: Kujdes ku informoheni

Lapsi.al 28 January 2022
E moshuara vdiq pa drita nga i ftohti/ Rama: Kujdes ku informoheni

Liljana Sema kishte 3 ditë që kishte ndërruar jetë nga i ftohti kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka mbrëmjen e djeshme në Fier.

Kryeministrit Edi Rama i është përmendur ky rast nga një komentues në komente në rrjete sociale

"Prsh z.kryeministër nuk ka ardhur koha për gjera pa vlerë por shiko hallet e popullit ….. si shembull po ju përmend rastin që e lexova sot. Një zonje nga Fieri paska ndërruar jetë nga i ftohti arsyeja është sepse ju ka kishit prerë dritat ajo jetonte vetëm…… këto shiko e jo gjera pa vlerë" - shkroi ai ne Facebook-un e Rames.

Përgjigjia e Ramës ishte krejt tjetër duke i sugjeruar te shhte lajmet ne kanale te tjera.

"Kurse unë mendoj te shikosh me vëmendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione të mëdha nëpër rrjedhat e tyre dhe bëhet njeriu të flasë me vete nga ato që lexon e dëgjon, ndërsa pyetësori është pikërisht për hallet e popullit, kështu që hidhi një sy dhe jepe opinionin tënd në linkun https://keshillimikombetar.al/

67-vjeçarja jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. I vëllai bashkë me nipin e treguan për mediat se Liliana kishte 10 ditë që i kishin hequr energjinë elektrike.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI