Flash

Kambanat bënin shumë zhurmë, gjobitet me 2 mijë euro prifti italian

Lapsi.al 28 January 2022
Kambanat bënin shumë zhurmë, gjobitet me 2 mijë euro prifti

Famullitari Don Leonardo Guerri i kishës së Santa Maria në Coverciano (Firence), do të duhet të paguajë një gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak se kambanat e kishës ishin shumë të zhurmshme.

Autoritetet kryen matjet audiometrike në këtë qytet dhe konstatuan se kambanat tejkalonin ndjeshëm decibelët e lejuar. Për më tepër, prifti është detyruar që të kufizojë rënien e kambanave nga ora 08.00 deri në 21.00 që tërbonin banorët. Kështu përfundoi një “luftë” që kishte nisur me peticione, akuza dhe kërcënime për kallëzim penal që filloi 4 vite më parë.

Kambanat do të vazhdojnë të bien, por vetëm për t'i thirrur besimtarët në meshë dhe për të përshëndetur Shën Mërinë në orën 18.00. Mbetet ende konflikti për ditën e diel të cilën qytetarët thonë se duhet të jetë pushim, por prifti këmbëngul se do të vazhdojë ritualin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI