Flash

“Reporterët pa kufij”: Mediat shqiptare nën sulm pas nxjerrjes së audios së Veliajt

Lapsi.al 28 January 2022
“Reporterët pa kufij”: Mediat shqiptare nën sulm pas
Sulmet kibernetike që pësuan një sërë mediesh online në Shqipëri vijojnë të rërheqin vëmendjen e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. “Reporterët pa Kufij” një organizatë e njohur që mbron të drejtat e gazetarëve kudo në botë ka bërë një reagim në Tëitter. “RSF” shkruan se mediat u vënë në shënjestër pas një publikimi audio komprometues që zbulon përpjekjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF. “Në Shqipëri, disa media janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë 2 ditëve të fundit pas publikimit të një audio kompromentuese që zbulon përpjekjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF. “Reporterët pa kufij” bëjnë thirrje për një hetim për ndërhyrje të mundshme politike” – thuhet në reagim. Sulmet kibernetike përfshinë një sërë faqesh online kritike me kryebashkiakun Veliaj duke bërë të duket si një akt i organizuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI