Flash

Zvicerani ndërron gjininë për të marrë pensionin 1 vit përpara

Lapsi.al 28 January 2022
Zvicerani ndërron gjininë për të marrë pensionin 1 vit

Një shtetas zviceran ndërroi gjininë në zyrën e gjendjes civile për të marrë pensionin e pleqërisë një vit përpara, pra 64 vjeç për gratë kundrejt 65 vjeç për burrat.

Siç raportohet nga shtypi vendas, nga 1 janari 2022 është në fakt e mundur ndryshimi i seksit në administratën publike përmes një procedure shumë të thjeshtë: një interviste 10-minutëshe për të konstatuar "aftësinë për të dalluar" subjektin dhe 75 franga zvicerane.

Kjo procedurë ka lënë të kuptohet mundësia e abuzimeve si shmangia e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (meshkuj) dhe si në këtë rast pensioni bazë.

Administrata publike nuk ka ndërhyrë ende për këtë çështje, edhe sepse, sipas shtypit zviceran, ka marrë udhëzime për të mbyllur sytë ndaj abuzimeve të tilla dhe në mungesë të ndonjë certifikate mjekësore për të shmangur akuzat për "transfobi". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI