Flash

Covid në Maqedoninë e Veriut, mbi 3 mijë persona të riinfektuar

Lapsi.al 19 January 2022
Covid në Maqedoninë e Veriut, mbi 3 mijë persona të

Nga fillimi i pandemisë deri më 16 janar të këtij viti në Maqedoninë e Veriut, gjithsej janë regjistruar 3.380 riinfektime me COVID-19, që është 1.4% nga numri i përgjithshëm i të infektuarve. Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), 7 persona janë infektuar për herë të tretë.

Vetëm dje, nga gjithsej 2.269 raste pozitive, janë regjistruar 310 riinfektime. Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1.247 riinfektime, me rritje prej 31.8%, në krahasim me javën e kaluar.

Nga Ministria e Shëndetësisë, përpara tre javëve njoftuan se periudha më e shkurtër në të cilën është regjistruar riinfektimi me COVID-19 është 3 muaj pas shërimit nga virusi. Në përqindje, riinfektimet me kovid në vend regjistrohen pas katër-pesë muaj nga shërimi prej virusit. Nga riinfektimi kanë vdekur 10 persona.

Në vend ka rritje të numrit të infektuarve pas paraqitjes së variantit Omicron. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 2.269 raste të reja me Covid-19 nga 7.038 testime të kryera. Ndërkohë u regjistruan 1.420 pacientë të shëruar dhe 24 viktima, prej të cilëve 11 nga sistemi “Termini Im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.717.482 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 247.663, numri i të shëruarve është 222.306, numri i të vdekurve është 8.139, ndërsa numri i rasteve aktive është 17.218.

Të këshilluara

Acari nga poli i veriut përfshin Shqipërinë

Një valë dëbore do të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë. Ulja e temperaturës do...

23:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI