Flash

Zbulohet data e Ilir Metës për zgjedhjet lokale

Lapsi.al 19 January 2022
Zbulohet data e Ilir Metës për zgjedhjet lokale

Pas konsultimeve me presidentin, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar se Ilir Meta ka caktuar 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetar.

“Për në nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”, tha Balla.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se “zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor”.

“Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën”, tha Balla.

Të këshilluara

Acari nga poli i veriut përfshin Shqipërinë

Një valë dëbore do të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë. Ulja e temperaturës do...

23:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI