Flash

I dënuar për grabitje dhe i dëbuar, shqiptari kthehet në Itali dhe arrestohet

Lapsi.al 18 January 2022
I dënuar për grabitje dhe i dëbuar, shqiptari kthehet në

Një 31-vjeçar i futur në mënyrë ilegale në Itali është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme (17 janar) në Potenza Picena ku karabinierët e Kompanisë së Civitanova e kishin ndaluar për kontroll.

Nga hetimet e kryera rezultoi se i riu, dhjetë vite më parë, kishte marrë pjesë në një grabitje të kryer në Monte San Giusto.

I riu në atë kohë u arrestua menjëherë dhe u dënua me tre vjet e katër muaj.

Ai kreu pothuajse të gjithë dënimin, më pas në mars 2017, Zyra e Mbikëqyrjes së Ankonës vendosi ndaj tij masën e sigurisë dëbim si sanksion alternativ ndaj paraburgimit.

Më pas u kthye në Shqipëri dhe që nga ai moment nuk mund të kthehej në Itali për 10 vjet.

Kjo nuk ndodhi dhe ditën e djeshme i janë vënë prangat dhe janë hapur dyert e burgut të Fermos.

Mëngjesin e sotëm 31-vjeçari është sjellë në gjykatën e Maceratës për gjykim të drejtpërdrejtë.

I mbrojtur nga avokatja M. M, sot i riu ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.

Gjyqtari ka vërtetuar arrestin, më pas për masën ka refuzuar kërkesën e prokurorit (kishte kërkuar arrest shtëpie) dhe e la të lirë 31-vjeçarin.

Për gjyqtarin nuk do të kishte nevoja paraprake pasi i vetmi precedent ndaj shqiptarit (grabitja) daton rreth dhjetë vjet më parë.

Seanca u shty për 2 shkurtin e ardhshëm.

 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te rrethrrotullimi i Thumanës në Krujë. Makina ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar ku si pasojë e ...

18:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI