Flash

Acari nga poli i veriut përfshin Shqipërinë

Lapsi.al 18 January 2022
Acari nga poli i veriut përfshin Shqipërinë
Një valë dëbore do të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë. Ulja e temperaturës do të nisë të mërkurën me ngrica në pothuajse në të gjithë rajonin. Parashikohet që moti i keq të përfshijë pothuajse të gjithë Europën, ndërsa përmirësimi do të jetë vetëm një ditor, të premten për tu përkeqësuar sërish me ulje temperaturash në fundjavë. Mediat greke kanë publikuar së fundmi hartën satelitore që tregon se si do të zbres i ftohti polar në formën e një rrjedhe lumi në pothuajse të gjithë rajonin. Ky “lumë” të ftohti ndjek një kurs lindor dhe nga lartësia e Polonisë e Rusisë Perëndimore kthehet në jug dhe transporton masat shumë të ftohta të gazit në vendin tonë. Hartat tregojnë pamjet se si do të zbresë moti i ftohti që vjen nga Poli i Veriut. Sinoptikanët grek parashikojnë reshje dëbore dhe në zonat bregdetare në rajon.Sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, Theodore Kolydas , “pushtimi” i dytë i ftohtë vjen në fundjavë dhe zgjat deri në mesin e javës së ardhshme. /abcnews.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI