Flash

Bylykbashi: Kushtet që të pranoja të hyja në garën për kryetar të PD

Lapsi.al 18 January 2022
Bylykbashi: Kushtet që të pranoja të hyja në garën

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është pyetur në një intervistë me Adi Krastën në Syri Tv nëse aspiron për t’u bërë kryetar i kësaj force politike.

“Kryetar i PD? Problemi kryesor. Kryetarit nuk i bëhet ofertë. Kryetari duhet të dalë në mënyrë natyrale. Duhet të jetë një proces që të ketë tranzicion me model të vjetër, nuk mjafton legjitimiteti. Kryetari duhet të rrezatojë besim në opinionin publik. Nëse do të ishte kjo trajektorja, do pranoja.

Ka ardhur koha që PD ka nevojë për kryetar. Duhet të hyjmë në një periudhë moderne të partive. Lideri mund të mos lindë për shumë kohë, por një parti nuk mund të mos ketë kryetar. Berisha tha kryetari bëhet lider kur çon parti në fitore” – tha Bylykbashi.

Bylykbashi theksoi se Basha ka dështuar vazhdimisht, duke shtuar se do të ndërtohet demokracia e brendshme në PD.

“Besoj që Basha e ka humbur me 44 mijë demokratë. Ata s’kishin denjuar të merrnin as teserën që do u jepte Basha. E kemi fituar garën me të. është një batutë e vjetër, Basha është njësh për të qenë dysh” – tha deputeti i PD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Thumanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te rrethrrotullimi i Thumanës në Krujë. Makina ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar ku si pasojë e ...

18:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI