Flash

Rreziku nga Omicron, Greqia po shqyrton mundësinë e pezullimit të të gjitha aktiviteteve në ambientet publike

Lapsi.al 22 December 2021
Rreziku nga Omicron, Greqia po shqyrton mundësinë e pezullimit të

Pezullimi i menjëhershëm i të gjitha ngjarjeve festive në hapësirat publike sugjerohet nga anëtarët e komisionit të ekspertëve, i cili u mblodh sot për të diskutuar përhapjen e mutacionit të Omicron.

Në të njëjtën kohë, ekspertët sugjerojnë përdorimin e një maske me mbrojtje të lartë në ambiente të mbyllura, por edhe jashtë, kur ka shumë lëvizje.

Në veçanti, ekspertët rekomandojnë përdorimin e detyrueshëm të maskave kudo. Në ambiente të mbyllura, si dhe në transportin publik, si dhe në ambiente të hapura me turmë, propozimi ka të bëjë me përdorimin e maskës me mbrojtje të shtuar ΚΝ95 ose maskës së dyfishtë.

Përsa i përket udhëtimit, komisioni rekomandon që përveç PCR-së negative për hyrjen në vend, vizitorët t’i nënshtrohen një testi të shpejtë ditën e dytë dhe të katërt pas mbërritjes së tyre. Masa synon zbulimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me variantin Omicron.

Vendimet e qeverisë për propozimet e Komisionit do të merren nesër.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te nënkalimi i Fushë-Krujës. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motomjet dhe drejtusi i kësaj t...

19:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI