Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Goditet grupi që jepte para me fajde, 4 të arrestuar në Kosovë

Lapsi.al 22 December 2021
Goditet grupi që jepte para me fajde, 4 të arrestuar në

Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në Prishtinë dhe në Prizren. Në kuadër të këtij aksioni janë vënë në pranga katër persona për veprën penale “Fajde”.

Sipas njoftimit të policisë aksioni është zhvilluar në tri vendndodhje të ndryshme, ku të pandehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë.

Më tutje sipas Prokurorisë janë bastisur tetë lokacione dhe janë sekuestruar para, automjete, armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, pas një pune hetimore gjashtë (6) mujore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës –Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren, të mbështetur edhe nga njësitë dhe stacionet tjera policore në Prizren dhe Prishtinë, ka ndaluar 4 (katër) persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Fajdeja” nga neni 331 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të pandehurit gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë.

Janë bastisur 8 (tetë) lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.

Të njëjtit duke vepruar veç e veç, dyshohet se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët shfrytëzojnë gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ofrojnë shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.

Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Të këshilluara

Joe Biden testohet për Covid

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i është nënshtruar testit të Covid-19, pesë ditë pasi u ekspozua ndaj virusit nga një anëtar i stafit të Shtëpisë së Ba...

18:08

Bëhet gati vaksina turke kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë turk Fahrettin Koca këtë të mërkurë ka deklaruar se vaksina Turkovac e prodhuar në Turqi do të jetë në dispozicion të autoriteteve për p...

14:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI