Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

2 humbje jete dhe 343 të infektuar me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 22 December 2021
2 humbje jete dhe 343 të infektuar me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,696 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 343 qytetarë, në këto bashki:

165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë, 5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë, 4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.

Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 343

Të shëruar në 24 orë 333

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,696

Testime totale 1,448,218

Raste pozitive 206,616

Raste të shëruara 198,263

Raste Aktive 5,173

Humbje jete 3,180

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,481

Fier 588

Shkodër 359

Durrës 343

Gjirokastër 244

Elbasan 294

Berat 243

Vlorë 221

Lezhë 137

Korçë 127

Kukës 67

Dibër 69

Të këshilluara

Joe Biden testohet për Covid

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i është nënshtruar testit të Covid-19, pesë ditë pasi u ekspozua ndaj virusit nga një anëtar i stafit të Shtëpisë së Ba...

18:08

Bëhet gati vaksina turke kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë turk Fahrettin Koca këtë të mërkurë ka deklaruar se vaksina Turkovac e prodhuar në Turqi do të jetë në dispozicion të autoriteteve për p...

14:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI