Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Skandali me pagat e 637 mijë personave/ Zbulohen super rrogat në Shërbimin Informativ Shtetëror

Lapsi.al 22 December 2021
Skandali me pagat e 637 mijë personave/ Zbulohen super rrogat në

Lista me 637 mijë emra punonjësish në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë me më të paguarit në vend. Ajo që bie në sy është fakti që më i paguari zyrtarisht në vend është një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në kolonën emër mbiemër identifikohet si “Anonymous Anonymous” dhe rezulton se merr një pagë mujore prej 58,074,817.00 lekë. Institucioni shtetëror që e ka hartuar këtë listë, për shkak të të dhënave sensitive të këtij personi që punon në SHISH, ka bërë kujdes që në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” të mos e specifikojë atë duke vendosur shënimin “E papërcaktuar”.

Në 22 personat më të paguar në Shqipëri, rezulton se 5 persona punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe pagat e tyre variojnë nga 4 milionë lekë deri në 9 milionë lekë në muaj.

Burime për News24 thanë se Prokuroria ka nisur verifikime për të hedhur dritë mbi këtë skandal të mundshëm, të ngjashëm me atë të publikimit të të dhënave të zgjedhësve, i ashtuquajtur skandali i patronazhistëve. Prokuroria po heton për autenticitetin e kësaj liste dhe burimin e saj, që dyshohet se janë sigurimet shoqërore ose drejtoria e Tatimeve.

Të këshilluara

Bëhet gati vaksina turke kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë turk Fahrettin Koca këtë të mërkurë ka deklaruar se vaksina Turkovac e prodhuar në Turqi do të jetë në dispozicion të autoriteteve për p...

14:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI