Flash

Kukës, i paraburgosuri përdor vajzën e mitur për të futur drogë

Lapsi.al 22 December 2021
Kukës, i paraburgosuri përdor vajzën e mitur për të

Një nga të paraburgosurit e Kukësit ka përdorur vajzën e tij të mitur për të futur drogë në ambientet e Policisë së burgjeve. Rreth 50 gramë drogë është gjetur e fshehur në një tullumbace në xhupin e 9-vjeçares, e cila do të takonte babanë e saj. Droga u gjet gjatë kontrollit fizik para se të hynte në ambientet e paraburgimit. Ende nuk dihet se cili është shkaku i arrestimit të G.I. dhe nëse ai është i varur nga lëndët narkotike.

“Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria”, sipas njoftimit.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te nënkalimi i Fushë-Krujës. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motomjet dhe drejtusi i kësaj t...

19:43

Joe Biden testohet për Covid

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i është nënshtruar testit të Covid-19, pesë ditë pasi u ekspozua ndaj virusit nga një anëtar i stafit të Shtëpisë së Ba...

18:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI