Flash

Rama kyç gojën për skandalin me të dhënat mbi pagat, njofton një 'shpikje' të re: Nesër vendosim në qeveri Konsultimin Kombëtar

Lapsi.al 22 December 2021
Rama kyç gojën për skandalin me të dhënat mbi pagat,

Kryeministri Edi Rama deklaron dhe njëherë se do të qëndrojë jashtë debatit dhe krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike. Rama cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur non grata nga SHBA, një kufomë, ndërsa nuk kursen as etiketimet dordolec apo papagall. Ai shkruan në “Twitter” se nesër do të vendoset në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!

Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!”, deklaron Rama.

Të këshilluara

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë te nënkalimi i Fushë-Krujës. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motomjet dhe drejtusi i kësaj t...

19:43

Joe Biden testohet për Covid

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i është nënshtruar testit të Covid-19, pesë ditë pasi u ekspozua ndaj virusit nga një anëtar i stafit të Shtëpisë së Ba...

18:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI