Kanë mbërritur në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca në Elbasan, 3 liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë bërë bashkë në nismën “Ballkani i hapur”.
Në restorant mbërriti i pari kryeministri Edi Rama dhe më pas dhe të ftuarit e tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Mediat raportojnë se në Elbasan ka një prani të shtuar të forcave të sigurisë. ©LAPSI.al