Flash

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Rama: Ata që dogjën flamurin shqiptar në Beograd u arrestuan

Lapsi.al 20 December 2021
Djegia e flamurit serb në Tiranë, Rama: Ata që dogjën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentet që ndodhën pasditen e së hënës me flamujt serbë të vendosur në bulevard me rastin e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në një koment të bërë në një postim të tijin në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje që gjatë vizitës së tij në Beograd kishte flamuj të Shqipërisë në sheshe dhe ata që i dogjën u arrestuan nga policia.

Po ashtu, duke u përgjigjur akuzave të bërë për qëllimet e nismës së “Ballkanit të Hapur, Rama thotë se në Beograd flet shqip dhe se në gjuhën e tij amtare ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ballkani i Hapur” shton Rama, është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të rajonit, por ka edhe interes strategjik për vendin dhe gjithë kombin shqiptar.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare.”

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI