Flash

Zëri i Amerikës: Diplomatët nuk takohen me "non grata" si Sali Berisha!

Lapsi.al 18 December 2021
Zëri i Amerikës: Diplomatët nuk takohen me "non grata"

Në Shqipëri, Partia Demokratike e opozitës është vënë sot e gjitha në lëvizje për të marrë pjesë në dy veprimtari me qëllime të kundërta, të organizuara nga kryetari Lulzim Basha dhe nga ish kryetari Sali Berisha.

Zoti Basha ka thirrur sot Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj lidhur me përjashtimin e ish kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i përcaktuar i papërshtatshëm nga SHBA, së bashku me familjen.

Ndërsa zoti Berisha ka thirrur sot një referendum me përkrahësit e tij për të shkarkuar kryetarin Basha, si pjesë e një aksioni, që ai quan rithemelim të partisë, pas një tjetër Kuvendi të thirrur nga anëtarësia.

Përplasjet midis tyre janë bërë përditë e më të forta dhe ndarjet po bëhen përherë e më të pakthyeshme, nga koha kur SHBA e shpalli zotin Basha non grata për korrupsion dhe kur zoti Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar për këtë shkak.

Kryetari aktual Basha tha se e mori këtë vendim personal, sepse nuk do të lejojë që PD të votojë vendimet e SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të demokracisë.

Ish kryetari Berisha, e nisi reagimin e tij fillimisht “për të mbrojtur dinjitetin personal” dhe po e kulmon me një lëvizje “për rithemelimin e partisë”.

Diplomatët amerikanë janë shprehur se nuk takohen me persona non grata si Sali Berisha dhe nuk do të komunikojnë me PD-në, nëse ai kthehet aty.

Dy rrymat brenda partisë provokuan reagime të ndryshme në radhët e anëtarëve të thjeshtë, që u përfshinë në këto zhvillime pas tre mandatesh në opozitë dhe në periudhën më të pafavorshme pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit./VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI