Flash

Tabaku paralajmëron shkarkimin e të gjithë atyre që shpallen non grata

Lapsi.al 18 December 2021
Tabaku paralajmëron shkarkimin e të gjithë atyre që shpallen

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha mblidhet sot në Pallatin e Kongreseve si kundërpërgjigje e Kuvendit që thirri Sali Berisha në stadiumin Air Albania në 11 Dhjetor. Në fillim të punimeve, Jorida Tabaku tha se vendimi i Lulzim Bashës për të pezulluar Sali Berishën nga grupi parlamentar do të kthehet në standart.nese kjo gje perseritet per te tjere. Në prononcimin për News24, Tabaku tha se do të miratohet propozimi i një dite më parë se kush shpallet non grata, nuk mund të jetë më zyrtar i PD-së, pra do të përjashtohet nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD-së.

Në Kuvendin e 11 Dhjetorit u votua shkarkimi i Kryetarit, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërsa sot në 18 dhjetor do të votohet për shkarkimin e Berishës nga funksionet në parti. Më tej, nënkryetarja e PD u shpreh se Kuvendi Kombëtar sot do të japë mesazhin se kush është në të vërtetë shumicë. “Një dhe vetëm një vendim i rëndësishëm, PD sot bën një hap të jashtëzakonshëm në një aleancë të madhe me qytetarët, hapet duke e konsideruar aleancën me qytetarët si më të rëndësishmen. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikë, por s’duan të jenë anëtarë, ne sot u japim të drejtën të përfshihen në PD, në kauzat e PD, por mbi të gjitha në luftën e përballjen me qeverinë. Ne sot hedhim këtë hap të madh për t’i ftuar të gjithë. Le të bëhemi bashkë, sot është dita për t’u bërë bashkë. Do të ekzistojë një strukturë, që do të quhet Aleanca me Qytetarët, ku do të ketë një pjesëmarrje me 10% në strukturat e partisë, për t’iu dhënë atyre mundësinë që kauzat t’i sjellin në parti, por edhe për t’iu dhënë mundësinë për vendimmarrjen brenda partisë. Ndërkohë, standardi i Bashës për pezullimin e Berishës nga grupi i PD do të jetë një standard për të gjitha strukturat drejtuese të PD në të ardhmen”, tha Tabaku.  

Të këshilluara

Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD

Këtë të shtunë (datë 18 dhjetor) do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Basha do të mbledhë sot në or...

09:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI