Flash

E rëndë në Kolonjë/ Shpërthen bombula e gazit në banesë, ndërron jetë një person

Lapsi.al 18 December 2021
E rëndë në Kolonjë/ Shpërthen bombula e gazit në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolonjë të Korçës ditën e sotme.

Një person është asfiksuar nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombla e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Të këshilluara

Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD

Këtë të shtunë (datë 18 dhjetor) do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Basha do të mbledhë sot në or...

09:21

Rama zhvishet LIVE në “Zonë e lirë”

Kryeministri Edi Rama ka pranuar që të komentojë realitetin politik në vend në emisionin “Zonë e lirë”. Por ka thënë se duhet të heqë kostumin e kryeministri...

21:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI