Ka zgjatur më shumë se 3 orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në fokus të diskutimeve ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD që mbahet të shtunën.
Mediat raportojnë se në mbledhje është propozuar që subjektet e ligjit të dekriminalizimit dhe personat e shpallur non grata, të mos jenë anëtarë të strukturave drejtuese në PD.
Është propozuar krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizatë partnere e Partisë Demokratike.
Nuk do të ketë as përjashtime nga Partia Demokratike. Këto pritet të votohen në Kuvendin Kombëtar i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Më herët u bë e ditur ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole. ©LAPSI.al