Flash

Çani i nxjerr Ramës videon me Lefter Kokën: E ça ka këtu? Bënte zullume pas shpine

Lapsi.al 17 December 2021
Çani i nxjerr Ramës videon me Lefter Kokën: E ça ka

“E ça ka këtu?” Ky ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama i pyetur për videon e famshme me Lefter Kokën ku në avujt e gotave të verës ftonin Nasip Naçon. Por Rama e ka shitur Kokën duke thënë në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit se e kishte mik kur punonin bashkë, por ai mbante përgjegjësi për punët e tij.

“E ke shumë gabim. Unë jam në marrëdhënie super miqësore me të gjithë ata që punoj, por ua kam bërë të qartë atyre që punoj që punët e skudarës janë punët e secilit prej ju. Nëse dikush shkel në dërrasë të kalbur i takon atij të merret.

Nëse ai ka shkelur apo nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur i takon drejtësisë. Kushdo që ka bërë zullum, e ka bërë individual dhe do përgjigjet për çfarë ka bërë” – tha Rama për Lefter Kokën dhe madje e ka nxjerrë veten jashtë kësaj historie.

“Pse njëri bënte zullume pas shpine... unë nuk di gjë për vendimet që janë marrë. Unë nuk merrem me procedurën dhe di që nuk ka pasur kontestime. Di dhe që veprat janë aty. Inceneratorët janë sukses i qeverisë” – tha Rama.

Por a duhet të binte qeveria pas arrestimit të një ish-ministri.

“Je gabim. Në asnjë vend nuk do ndodhte kjo pasi në vendet normale dhe sjelljet normale të çdo demokracie përcaktojnë që përgjegjësia është individuale. Unë sa herë që ulemi në mbledhjen e qeverisë kam një shprehje. Vendet ku jeni ulur jua kanë dhënë tani duhet ti mbani. E mban me punë dhe me rezultate.

Në momentin kur drejtësia ti kërkon hesap dikujt ndër ne. Ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë, ne nuk jemi zyrë avokatie dhe çështjet me drejtësinë nuk janë as politike dhe kolektive. Sa kohë që procesi vazhdon ai nuk ka më punë me PS” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI