Flash

Një ditë para Kuvendit të Bashës, kryesia e PD merr vendimin për ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor

Lapsi.al 17 December 2021
Një ditë para Kuvendit të Bashës, kryesia e PD merr vendimin

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike ka mbledhur sot në mbrëmje kryesinë.

Mësohet se Kryesia ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, i cili përbëhet nga 6 anëtarë .

Sipas News24 ata janë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Më herët është zbardhur edhe rendi i ditës në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga kreu i PD Lulzim Basha.

Pika e parë e rendit të ditës lidhet me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së.

Pika e dytë me aksionin politik të PD-së dhe pika e tretë me miratimin e programit për ta përgatitur strukturën e partisë në zgjedhje.

Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.

RENDI I DITËS

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”./news 24

Të këshilluara

Ra nga çatia, vdes shqiptari në Austri

Një 42 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Austri teksa ka qenë duke punuar. Mediat austriake shkruajnë se shqiptari nga Kosova duke punuar gjatë orarit të p...

18:06

Afera që i zhyti të gjithë në m*t

Në vitet 2000’, mafia provokoi një krizë të rëndë mjedisore në Siçili. Qytetet e ishullit u mbuluan nga pirgjet e plehrave duke e detyruar qeverinë italiane të ...

17:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI