Mediat kanë zbadhur disa nga detajet e mbledhjes së kryesisë së PD-së të zhvilluar pasditen e së premtes, një ditë përpara Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.
Mësohet se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të partisë të mos ketë më persona të shpallur “non-grata” apo individë të kapur nga ligji i dekriminalizimit. Për këtë vendim, anëtarët e kryesisë dhe deputetët kanë shprehur mendime të ndryshme.
“Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje t’a përballojmë dot këtë ndaj demokrateve?” – mësohet të ketë thënë deputetja Dhurata Çupi.
Dakord me propozimin e Alibeajt janë shprehur Agron Gjekmarkaj, Kreshnik Çollaku dhe Orjela Nebiaj. Ndërsa Ervin Salianji ka propozuar që një gjë e tillë të miratohet si rezolutë. ©LAPSI.al