Flash

Me Bashën apo Berishën? Rama flet si analist: Kryeministrit i intereson sherri, por...

Lapsi.al 17 December 2021
Me Bashën apo Berishën? Rama flet si analist: Kryeministrit i

Kryeministri Edi Rama foli për konfliktin në PD duke premtuar se do të hiqte “kostumin e kryeministrit dhe duke diskutuar si analist për situatën” në emisionin Zonë e lirë.

I pyetur se me kë është Rama, me Bashën apo me Berishën, kryeministri thotë se në mënyrë cinike është me sherrin, ndërsa për të mirën e vendit është me një opozitë që mund të flitet.

“Territoret e partive politike nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme, kjo do të thotë që unë si analist them se Edi Rama s’ka lidhje fare me atë punë. Rama do të donte të kishte përballë një force me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën. Por është e sigurt sipas meje Rama nuk është me asnjërin.

Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura. Unë thashë që do ti interesonte një opozitë që mund të fliste dhe angazhohej për arsyen pragmatike

Nuk ka beteja për këta, sepse këta i ka mundur. Por është e sigurt sipas meje që Rama nuk është me asnjërin. Në mënyre cinike do të ishte me sherrin, në mënyrë pragmatike do të ishte me një opozitë të unifikuar dhe që angazhohet”, - shpjegoi Rama si analist ne Zone e Lirë.

Të këshilluara

Rama zhvishet LIVE në “Zonë e lirë”

Kryeministri Edi Rama ka pranuar që të komentojë realitetin politik në vend në emisionin “Zonë e lirë”. Por ka thënë se duhet të heqë kostumin e kryeministri...

21:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI