Flash

Referendumi/ Berisha voton shkarkimin e Bashës: Ditë historike për lirinë dhe shpresën e PD

Lapsi.al 18 December 2021
Referendumi/ Berisha voton shkarkimin e Bashës: Ditë historike

“Bar Amerika”, është ambjenti ku ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në referendumin e thirrur prej tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Berisha është pritur me ovacione nga mbështetësit ndërsa shkonte për të votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

“Ditë historike për lirinë, shpresën e PD, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet politike të Shqipërisë, si Lulzim Brava.

Pra, nëse ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik ju rikujtoj këtu se në 2009 është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Tani cdo shqiptar të krahasojë dy botë, të lirisë dhe autokracisë. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh, rikujtojmë se ky është referundimi i shpresës për cdo shqiptar.

Aq sa do të jetë amerika provokim. Është një vend që unë admiroj. Po të marrësh në një aspekt tjetër, nga ky Bar i vogël këtu i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë e SHBA, anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng e pësoi metamorfozën më fatale që nuk e gjen as në romanet e Kafkës.” u shpreh Berisha.” -u shpreh Berisha në përfundim të procesit të votimit.

Të këshilluara

Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD

Këtë të shtunë (datë 18 dhjetor) do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Basha do të mbledhë sot në or...

09:21

Rama zhvishet LIVE në “Zonë e lirë”

Kryeministri Edi Rama ka pranuar që të komentojë realitetin politik në vend në emisionin “Zonë e lirë”. Por ka thënë se duhet të heqë kostumin e kryeministri...

21:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI