Flash

Grida Duma: Nëse Berisha nuk e pranon përjashtimin, është çështje e tij!

Lapsi.al 18 December 2021
Grida Duma: Nëse Berisha nuk e pranon përjashtimin, është

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur nga Pallati i Kongreseve ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, ajo ka theksuar në një intervistë për Abc se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk ka pasur debate por një diskutim.

Pas përjashtimit nga grupi në shtator, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, n/kryetari Enkelejd Alibeaj propozoi që në strukturat qendrore të PD-së të mos ketë asnjë individ që është shpallur “non grata”. Shënjestra ishte e qartë, Sali Berisha.

Lidhur me këtë Grida Duma ka theksuar se do të jetë Kuvendi që do të votojë për Berishën dhe do të vendosë për të.

E pyetur për një përjashtim të mundshëm të Sali Berishës, Grida Duma është shprehur se :

Pritet të votohet. Kjo ka ndodhur me pezullimin e tij. Fakti që Berisha nuk e pranon këtë është çështje personale e tij. Është e rëndë për të se ka 30 vite, ai njëri që qeverisë opozitën apo pushtetin. Nuk ka vendim më të mirë se vota e Kuvendit. Ndodhi me vetëpërjashtimin e tij kjo situata për Sali Berishën" tha Duma.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI