Pas lajmit se PD ka kallëzuar në SPAK, organizatorët e kuvendit kombëtar të së shtunës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një positimi në rrjetet sociale. Berisha thotë se ky vendim për të denoncuar në SPAK 5 demokratë është marrë me këshillën dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Basha është i pashpresë dhe ka prekur fundin e tij politik dhe moral.
Lideri historik i demokratëve shkruan se opozita nuk është as vule as bravë.
”I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota në Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike! Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën”, shkruan Berisha.