Flash

EMRAT/ Basha spastron forumet nga mbështetësit e Berishës

Lapsi.al 12 December 2021
EMRAT/ Basha spastron forumet nga mbështetësit e Berishës

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD disa sekretarëve dhe kryetarit të Këshillit, Edi Paloka.

Nga 257 fletë votimi gjithsej, 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë, 4 vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 janë shpallur si të pavlefshme.

Të shkarkuarit janë: Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, anëtarët e kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi si dhe sekretarët: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.

Këshilli Kombëtar, e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha si ilegale, duke u kthyer kështu sipas tyre si një celulë e partisë. Gjithashtu, kryesia dhe Këshilli dënuan përdorimin ilegjitim sipas tyre të logos së partisë.Emrat e shkarkuar, pritet të zëvendësohet nga disa të tjerë.

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ata nuk janë përjashtuar nga Partia Demokratike, por bëhet fjalë vetëm për shkarkime nga funksionet. Gjithashtu, në këtë mbledhje Këshilli, është miratuar edhe një rezolutë, e cila parashikon shpalljen nul të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, si dhe legjitim e legal atë të 18 dhjetorit të thërritur nga Partia Demokratike.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI