Flash

Mblidhet nesër Këshilli Kombëtar/ Berisha: Komisioni konsideron nul çdo dëshirë të deputetit Basha

Lapsi.al 11 December 2021
Mblidhet nesër Këshilli Kombëtar/ Berisha: Komisioni konsideron

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha për thirrjen e Këshillit Kombëtar, ditën e diel(12 dhjetor). Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, lideri historik i demokratëve shprehet se Komisioni i Rithemelimit e konsideron nul dhe qesharake çdo vendim të deputetet Basha për të thirrur Këshillin Kombëtar. Po ashtu, sipas asaj që shkruan Berisha, nul konsiderohet propozimi për shkarkimin e Palokës apo “dëshira për të marrë masa disiplinore ndaj përfaqësuesve të demokratëve që sot vendosën shkarkimin e kryedemokratit.

Berisha i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të respektojnë vullnetin e Kuvendit të zhvilluar.

Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!”, shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI