Flash

Mesazh për Berishën/ Rama i del në mbrojtje Bashës: I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë

Lapsi.al 11 December 2021
Mesazh për Berishën/ Rama i del në mbrojtje Bashës: I bie

Teksa po vijon Kuvendi Kombëtar i PD-së, Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një thënie të Emil Cioran. Sipas Ramës kjo është thënia e ditës. Dukshëm kryeministri merr anë në mbrojtje të Lulzim Bashës, prandaj jo rastësisht zgjedh të shprehet në këtë mënyrë.

Postimi i Ramës.

THËNIE E DITËS

Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet - morale, estetike, fetare, sociale e me radhë - pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s'ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë.

Emil Cioran

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI