Flash

Përplasja në PD/ Rama i fryn zjarrit dhe nxjerr në rrugë furgonat e policisë

Lapsi.al 11 December 2021
Përplasja në PD/ Rama i fryn zjarrit dhe nxjerr në rrugë

Në qendër të Tiranës është vënë re lëvizja furgonave të shumtë të policisë gjatë ditës së sotme, kur mijëra demokratë janë bërë bashkë në kuvendin që është mbledhur për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së. Duke qenë se vetë Basha me mbështetësit e tij është në selinë e PD-së dhe kur është folur për "marrjen e aseteve" të PD-së nga strukturat e reja që mbështesin Bërishën, është aluduar për një përplasje mes demokratëve.

Për këtë arsye policia ka bërë lëvizjen e saj, duke angazhuar efektivë shtesë. Megjithatë deri tani, zërat nga kuvendi kanë qenë paqësore dhe e kanë përjashtuar një përplasje për selinë e PDsë. Furgonat e policisë kanë ndaluar disa metra larg selisë blu.

Nuk dihet nëse ka qenë Basha që ka kërkuar mbrojtje nga policia, apo vetë Rama ka dashur t'i fryjë zjarrit brenda opozitës.

[video width="640" height="304" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Video-2021-12-11-at-15.17.37.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI