Flash

"Mafia e Sorosit" Berisha sulmon Juri Kim nga Kuvendi i PD: Sillet njësoj si ambasadore sovjetike në Tiranë!

Lapsi.al 11 December 2021
"Mafia e Sorosit" Berisha sulmon Juri Kim nga Kuvendi i PD: Sillet

Sali Berisha nuk e shmangu temën e nxehtë të shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Por duke mbrojtur vlerat e demokracisë së Shteteve te Bashkuara të Amerikës, ai bëri diferencën me sjelljen e burokratëve dhe ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Juri Kimin e krahasoi me ambasadorët sovjetikë në Tiranë, ndërsa sjelljen e burokratëve të administratës amerikane e shpjegoi me ndikimin e Xhorxh Soros, duke i përfshirë në atë që e quajti “mafia e Sorosit”.

“Ne jemi një komb i vjetër, në historinë tonë pakkush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë. Bashkimi Sovjetik, sic e cilësoi në mënyrë gjeniale Regan ishte perandoria e të keqes, superfuqia e totalitarizmit, degradimit, dhunës dhe terrorit. E kundërta e tij janë Shtetet e Bashkuara, perandoria e lirisë, e vlerave. Vendi i madh i lirisë ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se cdo vend tjetër dhe për lirinë e botës më shumë se kushdo. Është e trishtueshme, e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si gurvernatore, njësoj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. Perandoritë ndryshojnë por mjerisht buroktratët dhe njerëzit e harrojnë këtë” tha Berisha, duke e zgjeruar qëndrimin e tij edhe ndaj pozicioneve që ka mbajtur më herët edhe ambasadorët e tjerë të SHBA në mbështetje ndaj Ramës.

"Presidenti i ShBA me dekretin e tij dekreton një ambasadore përfaqësuese të vlerave, demokracisë dhe lirisë së këtij kombi, por çfarë ndodh? E paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, përfaqesuesi i vendit të madh përgëzon policinë për luftën kundër drogës. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërinë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi i vendit të madh ligjërata të tëra në vlerësim të qeverisë dhe merret nga mëngjesi në darke duke sulmuar opozitën, në një kohë kur me shume të drejtë ndëshkohet nga drejtësia trafikantë të markave të dnryshme një trafikant tjetër me pushtet dërgohet në Shtëpinë e Bardhe dhe kur kthehet procesi i tij shpallet politik, si në kohën e diktaturës komuniste. A janë këto standarte të dyfishta? A vijnë këto nga shteti i lirisë? Jo, absolutisht jo! Këto vijnë fund e krye nga mafia e Xhorxh Sorosit!" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI