Flash

Anulohet Kuvendi i Bashës/ Më 18 Dhjetor referendum në çdo degë të PD

Lapsi.al 11 December 2021
Anulohet Kuvendi i Bashës/ Më 18 Dhjetor referendum në çdo

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha ka vendosur të hedhë në votë të fshehtë shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga posti i kryetarit. Votimi do të kryhet gjatë punimeve të Kuvendit të sotëm. Ndërkohë që më 18 Dhjetor ky vendim i dalë nga Kuvendi i sotëm do të hidhet në referendum në çdo degë të Partisë Demokratike.

“Në mbështetje të nenit 43, të statutit të Partisë Demokratike me propozimin e një grupi të delegatëve Kuvendi Kombëtar vendosi të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkim të kryedemokratit Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike. Votimi do kryhet gjatë zhvillimit të Kuvendit.

Fleta të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës? Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi do të hidhet në votim edhe në çdo degë të PD në 18 Dhjetor 2021. Fleta e votimit në referendum të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha? Ky vendim miratohet me votim të hapur dhe hyn në fuqi menjëherë”, tha Këlliçi.

Mbetet për t'u parë se si do të reagojë grupimi i Lulzim Bashës ndaj vendimeve të Kuvendit. Deri më tani ata e kanë quajtur aktivitetin një miting dhe jo një Kuvend.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI