Flash

"O Lul o plehrë", sharjet ndaj Bashës përsëriten para 5 mijë delegatëve në Air Albania

Lapsi.al 11 December 2021
"O Lul o plehrë", sharjet ndaj Bashës përsëriten

Një material filmik për rrugëtimin e Partisë Demokratike u shfaq në ekranet gjigande të Air Albania ku po zhvillohet kuvendi i thirrur nga Sali Berisha. Përveç themelimit, arritjeve të Partisë Demokratike si liberalizimi i vizave dhe futja në NATO, në dokumentar ishin përfshirë edhe një seri deklaratash ku Basha ka dalë bllof, që nga përbetimet në "çadër" që u pasuan me marrëveshjen Rama-Basha, tek përbetimet që nuk do të lejohej futja e Fatmir Xhafajt në zyrë, tek bllokimi i zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, tek humbja e 2021 e deri te vendimi për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Por ajo që ra në sy ishte një nga momentet më të rënda për Lulzim Bashën në krye të PD-së, momenti kur ai del nga selia e PD-së dhe militantët nisin ta shajnë me fjalë banale. "O Lul o plehrë" buçitën altoparlantët gjigandë të vendosur në stadiumin Air Albania ku mijëra delegatë janë ulur të ndjekin punimet e Kuvendit.

Sipas asaj që është paralajmëruar, kuvendi nis në stadium, por do të përfundojë në selinë e PD-së ku edhe sot si çdo ditë, Lulzim Basha shkoi në zyrën e tij.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI