Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Nga Air Albania, Berisha tha diplomatja Kim sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.
"Bashkimi Sovjetik ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan ishte perandori e së keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut, e mjerimit dhe e dhunës e terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të, perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. SHBA ka bërë për lirinë e shqiptareve më shumë se çdo vend tjetër në bosh, por për lirinë e botës ka bërë më shumë se kushdo tjetër. është e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori subjektiv ne Tiranë. Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj.”, tha Berisha.