Flash

Zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaev në krye të LSDM-së

Lapsi.al 12 December 2021
Zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaev në krye të LSDM-së

Dimitar Kovaçevski është zgjedhur pasardhësi i Zoran Zaevit në postin e kryetarit të LSDM-së pas zgjedhjeve brenda partisë të mbajtura të dielën. Ky ishte rezultati në gjithsej 193 vendvotime. Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme brenda LSDM e kanë shfrytëzuar 43 469 anëtarë. Votimi përfundoi në orën 19.00. Pas daljes së rezultateve Kovaçevski, falënderoi të gjithë ata që votuan dhe përgëzoi kundërshtarët e tij për pjesëmarrjen.

“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” - tha Kovaçevski. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI