Flash

LAJM I FUNDIT/ Mbyllen 5 shkolla në Fier e Vlorë për shkak të përmbytjeve

Lapsi.al 12 December 2021
LAJM I FUNDIT/ Mbyllen 5 shkolla në Fier e Vlorë për shkak

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka pasur në shkollat e disa zonave të caktuara.

Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

“Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona. Për të shmangur çdo lloj rreziku,

Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

? Gjimnazi "Hajredin Beqari", Selenicë

? Shkolla 9-vjeçare "Todi Koceli", Selenicë

? Shkolla vartëse e arsimit fillor "Sile Hoxha", Rromës

? Shkolla 9-vjeçare "Sabri Pelivani", Karbunarë

? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI