Flash

Pak minuta nga Kuvendi/ Berishën e pret makina poshtë shtëpisë, në Air Albania dynden qindra delegatë

Lapsi.al 11 December 2021
Pak minuta nga Kuvendi/ Berishën e pret makina poshtë

Qetësi në rrugën Mustafa Metohiti. Në këtë rrugë, e njohur gjerësisht si "rrugica e Salës" pranë Piramidës në Tiranë, shihet makina e Sali Berishës poshtë hyrjes së pallatit ku ai banon. Lideri historik i PD-së ende nuk e ka lënë banesën.

As një kilometër metra më larg, në portat e Air Albania panorama është ndryshe. Qindra persona ndodhen aty, një pjesë delegatë, e një pjesë mbështetës të ish-kryeministrit.

11 dhjetori është ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.

9 shtatori shënoi kthesën e madhe. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata” dhe “lufta” filloi. “Foltoret” i lanë vendin njëra tjetrës nga qyteti në qytet dhe sot lideri historik i PD-së në orën 10:00 ka thirrur Kuvendin me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Selia blu nuk e njeh këtë Kuvend dhe firmat që ish-kryeministri thotë se janë mbi 4200 duke e cilësuar thjeshtë një miting. Për të kujtuar këtë ditë, që Sali Berisha shprehet se do të rithemelojë Partinë Demokratike në Kuvendin që nis nga ora 10:00 në “Air Albania”, Lulzim Basha nga krahu tjetër në orën 12:00 ka ftuar demokratët për të festuar 31 Dhjetorin e krijimit të forcës së parë opozitare. Kjo do të jetë ditëlindja e parë pa Sali Berishën, njërin nga njerëzit që e themeloi PD-në. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Tropojë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tropojë. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjar...

09:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI