Flash

SHBA: Tirana edhe Shkupi meritojnë të ecin drejt anëtarësimit në BE

Lapsi.al 10 December 2021
SHBA: Tirana edhe Shkupi meritojnë të ecin drejt

Shtetet e Bashkuara thonë se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut meritojnë të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e rikonfirmoi qëndrimin amerikan për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, pasi Bullgaria tha se nuk do ta ndryshojë vendimin e saj për Shkupin deri në fund të vitit.

“Është kritike që BE-ja t’u qëndrojë angazhimeve të saj dhe kjo do të thotë hapje pa vonesë e negociatave për anëtarsim si me Maqedoninë e Veriut, edhe për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit të BE-së nxit paqen, qëndrueshmërinë, demokracinë dhe mirëqenien në gjithë rajonin dhe vonesat e panevojshme janë shkurajuese për gjithë rajonin”, tha zëdhënësi.

Departamenti i Shtetit bëri thirrje për zhbllokimin sa më të shpejtë të situatës “për të konsoliduar përparimin drejt reformave të nevojshme dhe zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë angazhimin e afërt me BE-në për këtë çështje”, tha zëdhënësi.

Bullgaria tha se nuk do ta miratojë kornizën negociuese me BE-në për Maqedoninë e Veriut, por se është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë për Shqipërinë, sipas shërbimitpër shtyp të qeverisë kalimtare bullgare.

“Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të ecë përpara në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kornizës negociuese për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, qëndron në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare”, sipas qeverisë bullgare.

Qeveria e miratoi qëndrimin e Bullgarisë për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 14 dhjetor. /VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI