Flash

Zbulohet lëvizja e Bashës/ Mbledh demokratët në seli kur Berisha mban Kuvendin

Lapsi.al 10 December 2021
Zbulohet lëvizja e Bashës/ Mbledh demokratët në seli kur

Në orën 10 të së shtunës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar në stadiumin Air Albania.

Nga skenarët që qarkullojnë është edhe mundësia që pas këtij aktiviteti një grup anëtarësh të “Foltores” të shkojnë në selinë e PD-së.

Por në krahun tjetër as selia blu nuk do të jetë bosh të shtunën.

Me rastin e përvjetorit të themelimit të PD-së, kryetari Lulzim Basha ka ftuar në orën 12:00 të gjithë demokratët në selinë blu për të festuar.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në hollin e selisë së Partisë Demokratike.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 Dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar” – thuhet ftesën e Bashës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI