“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konferencën për shtyp të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i cili publikoi listën me 69% të firmave që kishin vendosur pro mbajtjes së Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor.
Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit, “Foltorja” e Berishës thekson se lista e paraqitur nga Bardhi është e falsifikuar. Sipas "Foltores" ky veprim nga selia blu vjen me qëllimin e vetëm që të ndalë revolucionin për rithemelimin e PD-së, por që nuk do t’ia arrijë dot.
“Sot në një krize paniku në diten e fundit si kryetar Basha nxori Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin. E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!
Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve per te marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama – Basha duke ja kthyer ate demokrateve!” - thuhet ndër të tjera në deklaratën që fton demokratët të marrin pjesë në Kuvendin e së shtunës. ©LAPSI.al