Flash

Berisha fton Bashën në Kuvendin e 11 dhjetorit

Lapsi.al 10 December 2021
Berisha fton Bashën në Kuvendin e 11 dhjetorit

Vetëm pak orë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar te PD-së, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat drejtuar delegatëve dhe anëtarëve të kësaj force politike. Gjatë deklaratës, Berisha ftoi nesër jo vetëm delegatët që kanë firmosur dhe ata që nuk kanë firmosur për Kuvendin, por edhe Lulzim Bashën.

Gjithashtu lideri historik u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin masa për shkak të motit me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

‘Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD.

Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë poli8tike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve.

Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie.

Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë shqiptare në tërësi. të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin’.

Të këshilluara

Vrasja në Laç, reagon zyrtarisht policia

Policia ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e 55-vjeçarit Pilot Rroli mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Laçit. Lexo më tej: Vritet me armë zjarri brenda...

09:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI