Flash

Yuri Kim reagon për vizitën e Escobar/ Ku e vë theksin ambasadorja amerikane

Lapsi.al 10 December 2021
Yuri Kim reagon për vizitën e Escobar/ Ku e vë theksin

Yuri Kim ndjek të njëjtën linjë. Në reagimin për vizitën e djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Grabiel Escobar në Shqipëri, ambasadorja kujton se zyrtari i lartë vendosi theksin luftës kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit e përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja nënvizoi, se mirëpret rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në shumë fusha, si në integrimin rajonal, çështjet ndërkombëtare, në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Shqipëria është anëtare.

Lexo më tej: Vizita e Escobar/ Pse Bashës nuk i mjaftojnë përkëdheljet e amerikanëve në prag të 11 Dhjetorit 

"Gjatë vizitës së tij 12/9 në Tiranë, Zëvendës Asistent Sec Escobar falënderoi për partneritetin e tij të fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë për anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të #NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022." - shkruan në Tëitter Yuri Kim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI