Flash

Hap pas hapi/ Zbulohet plani si do t’ia marrin zyrën në PD Lulzim Bashës

Lapsi.al 9 December 2021
Hap pas hapi/ Zbulohet plani si do t’ia marrin zyrën në PD

Gjatë një prononcimi në Opinion sot, Sali Berisha foli për ngritjen e një "Komisioni provizor" nga Kuvendi i 11 Dhjetorit që do të marrë drejtimin e partisë Demokratike deri në zgjedhjet e reja. Pas kësaj deklarate, Arben Ristani, mbështetës i Foltores zbuloi skenarin që do të ndiqet deri në largimin e Bashës nga zyra e tij në PD.

“Fillimisht miratohen ndryshimet në statut dhe ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë. Kryetari do të shkarkohet për shkelje të statutit. Do shqyrtohet veprimtaria e tij në kuvend dhe do shkarkohet. Basha shkarkohet bashkë me Kryesinë që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë. Pas kësaj, ngrihet një Komision Provizor që merr drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të Partisë. Ky komision do marri kompetencat për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja. Komisioni do të përdorë asetet e Partisë Demokratike, që do t’ia vërë në dispozicion kuvendi. A do t’i marrë në atë moment apo të nesërmen? Nuk e dimë” u shpreh Ristani. Por sipas mbështetësit të Bashës, Ervin Salianjit kjo ka zero mundësi të ndodhë.

“Pas kësaj ka zero shans që kushdo që sillet si pronar, si gangster, si trim të marrë institucione që kanë dalë nga vota. Ky nuk është më një vend tribal. Njerëzit hynë edhe në Kapitol Hill, edhe këtu mund të hyjnë dhe do dalin prap. Edhe godina e PD është e demokratëve. Hyjnë e dalin njerëz. Nuk ka nen që e shkarkon kryetarin” u shpreh Salianji.

Mbetet për t’u parë nëse në selinë e PD do të ketë rezistencë ndaj Komisionit Provizor që pritet të marrë asetet e PD-së sipas Ristanit.

Të këshilluara

Rama zbardh takimin me Escobar

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në n...

20:48

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI