Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Macron kthen sytë nga Ballkani: S'ka paqe 50 vjet për Europën nëse e lëmë siç është sot

Lapsi.al 9 December 2021
Macron kthen sytë nga Ballkani: S'ka paqe 50 vjet për

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Ai e ka thënë këtë në një konferencë për shtyp, ku ka folur gjerësisht për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së që fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor. Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës. Mjafton të shikohet harta dhe historia jonë”, tha Macron.

Macron shtoi se aktualisht rajoni është duke kaluar në një fazë të tensioneve.

“Historia kthehet nganjëherë edhe në mënyrë tragjike. Prandaj sot kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri, por edhe investimeve në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, zgjidhim çështjet e pakicave dhe luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, u shpreh presidenti Macron.

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor gjatë Samitit në Bërdo më 6 tetor 2021.

Ai ka shtuar se angazhimi politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor është agjendë e vërtetë për sovranitetin e Evropës, sepse, siç është shprehur, “nuk mund ta ndërtojmë Evropën në paqe për 50 vjetët e ardhshme, nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në situatën në të cilën është sot”.

“Kjo do të thotë se duhet të sqarojmë perspektivën evropiane, të investojmë në rajon, në unitetin e tij dhe të kemi një ambicie të përbashkët për dekadën që vjen”, shtoi Macron.

Ky paralajmërim është inkurajues pasi Franca në vitet e fundit ka qenë ndër shtetet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së. Pikërisht me kërkesë të Francës është ndryshuar metodologjia e procesit të negociatave të anëtarësimit në BE. Franca e merr kryesimin e BE-së nga Sllovenia, më 1 janar të vitit të ardhshëm. Pas gjashtë muajsh, më 1 korrik 2022, Franca ia dorëzon kryesimin e BE-së, Republikës Çeke. /REL

Të këshilluara

Zhduken dy djem dhe një vajzë në Tiranë

Tre persona janë shpallur të zhdukur në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, një i ri ka denoncuar largimin nga banesa të bab...

20:24

Përfundon takimi Rama-Escobar

Ka përfunduar pas thuajse një ore takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabri...

19:41

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI