Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Përfundon takimi Rama-Escobar

Lapsi.al 9 December 2021
Përfundon takimi Rama-Escobar

Ka përfunduar pas thuajse një ore takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Më herët Escobar u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit i ngjiti shkallët e PD në 11:47 minuta për të diskutuar me lidershipin e PD për politikat e SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe sanksionet ekonomike ndaj individëve të korruptuar.

Në përfundim të takimit që zgjati një orë në selinë e PD Escobar u shpreh se e presin Bashën sa më parë në Washington, duke i dhënë përmes kësaj ftese një mbështetje të madhe liderit demokrat në këtë “betejë” me ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “Non Grata” nga DASH.

Zyrtari i lartë tha se opozita ka shprehur angazhim ndaj NATO-s, integrimit në BE dhe luftës ndaj korrupsionit, duke e lidhur këtë me vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Escobar shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Tiranë si dhe për takimin me opozitën, ndërsa deklaroi se do të ketë edhe takime të tjera në vijim.

“Jam i kënaqur që jam në Tiranë, është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazimin e tyre ndaj natos dhe integrimit europian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet. Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD, pres ta takoj Bashën në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.

Në këtë takim, Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi disa ditë më parë se qëllimi i vizitës është për të thelluar miqësinë e ngushtë mes dy vendeve, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Të këshilluara

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës. Lapsi.al mëson se drejtimi nga Durrësi drejt Tiranës është bllokuar thuajse plotësisht. Rradha e makinave ...

17:27

Përmbytje masive në Vlorë (VIDEO)

Qyteti bregdetar i Vlorës ndodhet nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm. Pamjet filmike që vijnë nga Vlora tregojnë se qyteti është në prag të paralizimit n...

16:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI