Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

FOTOT/ Kush janë deputetët që Basha mori me vete në takimin me Escobar

Lapsi.al 9 December 2021
FOTOT/ Kush janë deputetët që Basha mori me vete në takimin

Nga takimet e Lulzim Bashës me zyrtarët e lartë amerikanë, ai me Filip Riker, zv.ndihmës sekretar i shtetit është pa asnjë dyshim më i mistershmi dhe më i rëndësishmi njëkohësisht, për nga rrjedha që morën ngjarjet në Partinë Demokratike. Basha pretendon se në bisedën me Riker, ky i fundit i zbuloi disa informacione sekret për Sali Berishën, që ai nuk do t’i thoshte kurrë, por që më pas e detyruan ta përjashtojë atë nga grupi i PD, duke krijuar një çarje të paprecedent të partisë. Për atë bisedë Basha tha se kishte dëshmitar Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Ndërkohë në takimin me pasuesin e Riker në detyrë, pra me Gabriel Eskobar, Basha e ka zgjeruar grupin e deputetëve që morën pjesë në takim. Siç duket nga foto, në tryezë nga delegacioni i PD, deputetët që kanë marrë pjesë në takim janë Grida Duma, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Alfred Rushaj.

Vetë Escobar në dalje të takimit nuk e përmendi rastin e Berishës non grata, ndërsa Basha i pyetur nga gazetarët u shpreh se “pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit”.

Të këshilluara

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës. Lapsi.al mëson se drejtimi nga Durrësi drejt Tiranës është bllokuar thuajse plotësisht. Rradha e makinave ...

17:27

Përmbytje masive në Vlorë (VIDEO)

Qyteti bregdetar i Vlorës ndodhet nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm. Pamjet filmike që vijnë nga Vlora tregojnë se qyteti është në prag të paralizimit n...

16:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI